Kartëmonedha me portretin e Nënë Terezës në Maqedoni

12 Gusht 2016 - 09:44      

Banka Popullore e Maqedonisë Ka lëshuar në qarkullim kartëmonedha me portretin e Nënë Terezës. Ajo ka emetuar këtë kartëmonedhë me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë, në shtator të këtij viti.

Në faqen ballore të kartëmonedhës në pjesën qendrore është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi “2016“. Rreth kartëmonedhës, në gjatësi dhe perimetër, shfaqen tekstet në gjuhën maqedonase: “Republika e Maqedonisë” dhe “100 denarë”.

Në pjesën e pasme, në qendër të kartëmonedhës shfaqet portreti i Nënës Terezë.
Në anën e majtë janë shfaqur zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave.
Në anën e djathtë është shkruar data e lindjes dhe vdekjes së Nënë Terezës dhe “2016” , viti i shenjtërimit të saj.

Po ashtu është shënuar emri i Nënë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Kjo kartëmonedhë është emetuar për qëllime koleksionimi por paraqet edhe mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...