12 Gusht 2016 - 08:24
Shpërthimet janë raportuar më 12 gusht në qytetin e njohur për turizëm, Puket si dhe në Trang dhe Surat Thani.
Këto sulme janë kryer një ditë pasi një shpërthim e ka goditur qytetin Hua Hin duke vrarë një person dhe lënduar 20 të tjerë, gjysma prej të cilëve janë turistë.
Nuk është e qartë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve, por vëzhguesit e përmendin kohën kur janë kryer sulmet duke sugjeruar se ato janë kryer nga kundërshtarët e pushtetit ushtarak.
Lidershipi ushtarak që e ka marrë kontrollin me forcë e ka organizuar një referendum të suksesshëm fundjavën e kaluar për një kushtetutë të re që kritikët thonë se do të rrisë fuqinë e ushtarakëve gjatë viteve të ardhshme.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...