Serbia me qeveri të re, Kosova pjesë e betimit [lista e ministrave]

11 Gusht 2016 - 19:29      

Serbia nga sot ka qeverinë e re. Në krye me kryeministrin Aleksandër Vuçiq, ajo ka marrë konfirmimin nga Kuvendi i Serbisë me 163 vota PRO dhe 63 KUNDËR.

Gjatë betimit të kësaj qeverie, u përmend edhe Kosova, transmeton Koha.net.

“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem se me nder do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjin, që detyrën e anëtarit të Qeverisë do ta kryej me përgjegjësi, ndërgjegje dhe do të jem i përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, ishte pjesa e betimit mbi të cilin qeveritarët e rinj të Serbisë do të punojnë.

Më poshtë janë të gjithë ministrat e rinj të Serbisë:

  1. Aleksandër Vuçiq – kryeministër
  2. Ivica Daçiq - zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme
  3. Nebojsha Stefanoviq – zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme
  4. Zorana Mihajloviq – zëvendëskryeministre dhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës
  5. Rasim Ljajiq – zëvendëskryeministër dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit
  6. Dushan Vujoviq – ministër i Financave
  7. Goran Knezheviq – ministër i Ekonomisë
  8. Branislav Nedimoviq – ministër i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit
  9. Nela Kuburoviq – ministre e Drejtësisë
  10. Ana Bërnabiq – ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale
  11. Zoran Xhorxheviq – ministër i Mbrojtjes
  12. Aleksandër Antiq – ministër i Minierave dhe Energjisë
  13. Mladen Sharqeviq – ministër për Arsim dhe Shkencë
  14. Zlatibor Lonçar – ministër i Shëndetësisë
  15. Aleksandër Vulin – ministër i Punës dhe Punësimit
  16. Vanja Udovçiq – ministër për Rini e Sport
  17. Vladan Vukosavljeviq – ministër për Kulturë dhe Informim
  18. Jadranka Joksimoviq – ministre pa portofol
  19. Slavica Xhukiq Dejanoviq – ministre pa portofol
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...