Vazhdon “fshesa” në Turqi, 27 mijë arsimtarë hiqen nga puna

11 Gusht 2016 - 16:01      

Dora e hekurt e presidentit Erdogan nuk ndalet. 27 mijë persona janë shkarkuar nga puna në sektorin e arsimit pas grushtit të shtetit.

Turqia ka anuluar lejet e punës personave që punojnë në sektorin e arsimit si pjesë e hetimit kundër lëvizjes së klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fetulla Gylen, të cilin e akuzon për tentim të puçit të dështuar ushtarak.

Lajmin e ka dhënë ministri turk i Arsimit, Ismet Yilmaz. “27.424 persona që punojnë në institucione dhe shkolla si pjesë e strukturës paralele shtetërore u janë anuluar lejet e punës,” tha ai para gazetarëve.

“Këta persona nuk do të lejohen të punojnë më në institucione publike apo private të arsimit,” tha Yilmaz.

Struktura paralele është një term që përdoret nga zyrtarët e qeverisë turke, duke iu referuar rrjetit të Gylenit brenda institucioneve shtetërore.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...