163 mijë zyrtarë kinezë u dënuan sivjet për korrupsion

11 Gusht 2016 - 14:12      

Komisioni Qendror për Inspektim të Disiplinës (CCDI ) tha se rreth 163 mijë zyrtarë shtetërorë kinezë janë penalizuar këtë vit për “shkelje të disiplinës”, një shprehje kjo që përdoret nga Partia Komuniste e Kinës në raste të korrupsionit, transmeton aa.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, ka cituar një komunikatë të CCDI-së ku thuhet se në mesin e të dënuarve janë 41 zyrtarë të nivelit ministror dhe provincial.

Që prej kur presidenti Xi Jinping lançoi fushatën antikorrupsion në vitin 2013 dhjetëra mijëra të dyshuar u janë nënshtruar hetimeve, përfshirë dhjetëra persona të profilit të lartë në kreun e partisë.

Sipas të dhënave të CCDI-së, 336 mijë persona janë dënuar vitin e kaluar për shkelje të disiplinës partiake, nga të cilët 14 mijë janë proceduar nga gjyqësori nën dyshimin për aktivitet kriminal.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...