Turqit protestojnë kundër Perëndimit

11 Gusht 2016 - 08:17      

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë turq kanë bërë paralajmërime të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke thënë se po bëjnë gabime të mëdha në reagimet e tyre ndaj grusht shtetit të dështuar të muajit të kaluar në Turqi.

Mijëra njerëz, derisa valëvitnin flamujt e Turqisë janë mbledhur sërish para pallatit presidencial në Ankara më 10 gusht për të dëgjuar Erdoganin, i cili sërish i ka bërë thirrje SHBA-ve që ta ekstradojë klerikun turk, Fetullah Gylen që autoritetet turke e fajësojnë për orekstrimin e puçit.

Gyleni i ka hedhur poshtë akuzat.

“Herët a vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë zgjedhjen. Turqinë apo Gylenin”, i ka thënë Erdogan turmës.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ndërkohë i ka thënë agjencisë shtetërore se BE po bën gabim të rëndë duke kritikuar politikat turke.

Retorika e tillë po përdorët vetëm dy ditë pas vizitës në Rusi të presidentit turk dhe takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Shumë vëzhgues spekulojnë se përpos heqjes së sanksioneve ruse që e kanë dëmtuar ekonominë turke, Erdogani me vizitën në Rusi gjithashtu i ka dërguar mesazh Perëndimit rreth kritikave që po i jepen masave të ndërmarra nga autoritetet kundër puçistëve të dyshuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...