10 Gusht 2016 - 22:39
Dy shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare, sipas raportit janë grupet Da’esh dhe Boko Haram që kanë kryer disa nga krimet më mizore.
Në territoret që kontrollon, grupi Shteti Islamik vazhdon të ndjekë një strategji mizore që Sekretari i Shtetit John Kerry e ka quajtur gjenocid kundër grupeve Yazidi, besimtarëve të krishterë, sektit shia dhe grupeve të tjera të pambrojtura. Boko Haram, i cili në mars të vitit të kaluar shpall aleancën me grupin Shteti Islamik, vazhdon të kryejë sulme pa dallim si ndaj të krishterëve edhe ndaj myslimanëve që kundërshtojnë ideologjinë e tij të dhunshme.
Veç këtyre dy grupeve, thuhet në raport, qeveritë në vende të ndryshme të botës, vazhduan të shtrëngojnë rregullat ndaj grupeve fetare, veçanërisht ndaj pakicave fetare që nuk shihen si tradicionale për një vend të caktuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...