10 Gusht 2016 - 17:45
Lajmin e ka bërë zyra lokale e sherifit, sipas të cilës autori ka hapur zjarr me një pushkë gjysmë-automatike dhe deri tani policia nuk ka arritur ende ta arrestojë, transmeton tch.
Ky është sulmi i tretë që bëhet ndaj forcave të rendit në Shtetet e Bashkuara. Në fillim të korrikut, në Dallas, një ish-rezervist i marinës amerikane vrau me snajper 5 oficerë në shenjë proteste ndaj vrasjes së të rinjve me ngjyrë nga policia.
Ndërsa më 17 korrik 3 efektivë të tjerë u vranë në lokalitetin Baton Ruzh të Luizianës, nga një person që më pas mbeti i vrarë gjatë operacionit të forcave të rendit për arrestimin e tij.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...