Vietnami dërgon raketahedhës në Detin e kontestuar të Kinës

10 Gusht 2016 - 15:40      

Vietnami ka forcuar shumë mbrojtjen nga ishujt e tij në detin e kontestuar kinezë. Atje, sipas burimeve perëndimore, ka dërguar raketahedhës, që janë të aftë të sulmojnë në Kinë instalimet e ushtrisë së saj dhe rrugët jetike të tregtisë së këtij vendi, transmeton koha.net.

Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë kanë thënë për Reuters se shërbimet inteligjente kanë treguar se Hanoi ka dërguar raketahedhës nga Vietnami në pesë bazat e tyre në ishujt Spratly, gjatë muajve të fundit, lëvizje kjo që pritet t’i rrisë tensionet me Pekinin.

Raketahedhësit janë fshehur nga mbikëqyrja ajrore dhe ende nuk janë të armatosura, por mund të bëhen funksionale me artileri brenda dy apo tre ditëve.

Ndërsa Ministria e Jashtme Vietnameze ka thënë se informacionet ishin “të pasakta”, por pa dhënë detaje të tjera.

Analistët ushtarakë kanë thënë se kjo është lëvizja më e rëndësishme mbrojtëse që Vietnam ka bërë gjatë dekadave të fundit në Detin Kinezë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...