Danimarka kërkon ndalimin e negociatave BE – Turqi

9 Gusht 2016 - 17:48      

Bashkimi Evropian duhet t’i jap fund negociatave të zgjerimit me Turqinë për shkak të “iniciativave jo demokratike” të Rexhep Tajip Erdoganit dhe përkrahjes që i ka dhënë rikthimit të dënimit me vdekje, ka thënë një zyrtar i partisë qeveritare daneze të martën.

“Vija e kuqe është kaluar për atë që do të duhej të ishte minimumi për një vend kandidat për në BE”, ka thënë zëdhënësi për politikë të jashtme i Partisë Liberale, Michael Aastrup Jensen për Reuters.

“Kjo do të duhej të çonte jo vetëm te një ndalesë e negociatave, por edhe një përfundim i plotë dhe largim të Turqisë nga lista e vendeve kandidate”, ka thënë ai.

Ministria e jashtme së Danimarkës nuk i është përgjigjur kërkesës së Reuters për të komentuar këto deklarata.

Të dielën, ministria e jashtme austriake është kërcënuar me bllokimin e negociatave në BE me Turqinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...