Foto: Reuters

Erdogan kërkon rikthimin e dënimit me vdekje në Turqi

8 Gusht 2016 - 15:09      

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi para një turme masive gjatë një mitingu në Stamboll se do ta miratonte dënimin me vdekje nëse ky mbështetet nga Parlamenti dhe publiku.

Ai foli para një turme prej më shumë se 1 milion njerëzish të mbledhur në qytetin më të madh turk, duke risjellë në qendër të vëmendjes dënimin kapital, për të cilin u kritikua nga e gjithë Evropa, transmeton TCh. Erdogani gjithashtu premtoi se shteti do të spastrohet nga mbështetësit e klerikut Fetullah Gylen, i cili fajësohet për grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut. Më shumë se 270 njerëz u vranë në ngjarjet e grushtit të shtetit.

"Është Parlamenti turk që vendos për dënimin me vdekje. Që tani deklaroj se do të miratoj vendimin që do të marrë Parlamenti. Na thonë se në Bashkimin Evropian nuk ka dënim me vdekje. Por vende të tjera në botë si SHBA, Japonia apo Kina e kanë dënimin me vdekje. Ata lejohet që ta kenë. Ne e kemi pasur deri në vitin 1984. Sovraniteti i përket popullit dhe nëse populli e merr këtë vendim, partitë politike do ta mbështesin”, deklaroi Erdogan para turmës që sipas qeverisë ishte rreth 5 milionë njerëz.

Në miting ishin ftuar liderët e dy prej tre partive opozitare në Turqi dhe figura fetare. Partia Kurde nuk ishte ftuar. Herën e parë që Erdogani përmendi dënimin me vdekje, reagimi nga Evropa ishte unanim, se një shtet me dënim kapital nuk ka vend në të. Këtë herë, liderët evropianë nuk kanë reaguar ende, mbase edhe sepse nuk kanë çfarë t’i shtojnë herës së parë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...