
8 Gusht 2016 - 11:41
Shteti më i goditur ka qenë Puebla, ku zyrtarët thonë se janë shënuar 28 prej viktimave. 10 të tjerë kanë humbur jetën në shtetin e Veracruzit.
Stuhia “Earl” shkaktoi rrëshqitje dherash në Belize gjat javës së kaluar, kur rezultonte të ishte një stuhi e kategorisë së parë, pasi kishte shkatërruar disa rrethina të Karaibeve. Por më vonë niveli i forcës së saj ra dhe konsiderohej thjesht një stuhi tropikale, e megjithatë la jo pak gjurmë shkatërrimi në Meksikë.
Viktimat më të shumtë janë shënuar në rajonin periferik Huauchinango të Pueblas. Ata humbën jetën pasi shtëpitë e tyre u zunë nga dhera të shumtë, baltë dhe copa shkëmbinjsh. Madje në Huauchinango, një pyll i tërë “u shkul” nga baza dhe gjithçka kishte ra mbi fshatin poshtë tij.
“Ajo që i ndodhi popullit tonë në Huauchinango është thjesht një tragjedi”, tha kryebashkiaku Gabriel Alvarado për “Associated Press”, transmeton TCH. Reshjet e dendura vijuan në rajon, duke detyruar zyrtarët të mbyllin një seksion të autostradës kryesore që lidh rajonin me kryeqytetin Meksiko Siti.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...