Foto: Reuters

Mëngjesi në Maqedoni nis me shi, pritet qetësim i motit në mbrëmje

8 Gusht 2016 - 08:55      

Shkupi sot, sipas meteorologëve do të ketë, kryesisht mot me mjegulla dhe kushte për reshje të shiut gjatë paradites, ndërkaq gjatë pasdites është e mundshme të ketë mot jostabil në afat të shkurtër.

Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri më 30 gradë celsius. Që nga orët e hershme të mëngjesit, sipas meteorologëve, në mbarë Maqedoninë, do të ketë mot me reshje të shiut, dhe gjendja jostabile e motit do të vazhdojë edhe sot, këtë herë, në pjesën lindore të vendit, raporton KP.

Mëngjesi i sotëm ka qenë me vranësira mesatare dhe me reshje të shiut në nivel lokal, por edhe me vetëtima në mbarë vendin.

Pasdite, moti jostabil do të lokalizohet, me kushte për reshje më të shpeshta në pjesën perëndimore të vendit ose më konkretisht në pjesën jugperëndimore.

Mbrëmja do të sjellë “qetësim” të atmosferës. Temperaturat në mbarë Maqedoninë do të lëvizin nga 15 deri më 31 gradë celsius. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...