7 Gusht 2016 - 10:28
Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.
***
Reuters: Disa të vdekur nga të reshurat në Shkup
Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra.
Disa njerëz kanë mbetur të vdekur në vërshimet e fundit në kryeqytetin maqedonas, Shkup, gjatë natës së mbrëmshme, kanë thënë zyrtarë policorë sot.
Mediat lokale atje, duke u thirrur në deklarata të MPB-së, kanë thënë se kanë vdekur 15 persona, por policia zyrtarisht ende nuk e ka konfirmuar numrin e saktë, raporton Reuters.
Veturat kanë mbetur nën ujë dhe rrethrrotullimi përreth Shkupit është dëmtuar jashtë mase nga vërshimet, ndërsa disa paralagje të qytetit janë goditur fuqishëm, transmeton Koha.net.
Shiu është ndërprerë të dielën në mëngjes, por parashikimet sinoptike thonë se shi do të ketë edhe në mbrëmjen e sotme.
“Është shumë gjendje e rëndë, kemi disa viktima”, ka thënë zyrtari policor.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...