Eksportimi i terrorit

7 Gusht 2016 - 07:30      

Me të besuar se po i përgjigjej një thirrjeje hyjnore, Harry Sarfo braktisi shtëpinë e tij në qytetin gjerman Bremen vitin e kaluar dhe udhëtoi për katër ditë rresht për të arritur në territorin e kontrolluar prej Shtetit Islamik në Siri. Mezi ia doli të akomodohej, kur pjesëtarët e shërbimit sekret të ISIS-it, me maska në fytyrë, erdhën për ta informuar atë dhe një mik të tij gjerman se ata më nuk ishin të nevojshëm në Siri. Se ku ishin vërtet të duhur qe atdheu i tyre, ku ata mund të ndihmonin në zbatimin e planeve të grupit për të përhapur ethet e terrorit nëpër glob.

“Po fliste haptas për gjendjen, me të thënë se ata tanimë kishin me mijëra njerëz që jetonin në qytetet evropiane dhe po e prisnin një komandë të vetme për të sulmuar evropianë”, kujton një të hënë Sarfo, i cili dha intervistë për “New York Times” nga një burg i sigurisë maksimale në Bremen. “Dhe e gjithë kjo ishte para sulmeve në Bruksel, para atyre në Paris”, transmeton sot “Koha Ditore”.

Rekrutuesit me maska

Burrat e maskuar shpjeguan se, edhe pse grupi ishte bukur mirë i akomoduar në disa shtete evropiane, kishte ende nevojë për sulmues të tjerë në Gjermani dhe Britani. “Ata thanë: ‘A do të pengonte të ktheheshe përsëri në Gjermani, sepse kjo është ajo që na duhet aktualisht”, kujton Sarfo. “Dhe ata vazhdimisht thoshin se duan të kenë sulme në Angli, Gjermani dhe Francë në të njëjtën kohë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...