Eksperti anti-korrupsion për “Panama Papers” jep dorëheqje për shkak të ndërhyrjeve qeveritare

6 Gusht 2016 - 19:29      

Eksperti i Zvicrës për anti-korrupsion, Mark Pieth, i ka thënë BBC-së se ka dhënë dorëheqje nga komisioni “Panama Papers” për shkak të ndërhyrjeve së qeverisë.

Pieth tha se zyrtarët i kanë thënë atij se ata do të thonë fjalën e fundit nëse do të publikohen ose jo gjetjet e panelit rreth skandalit të evazionit fiskal.

Dorëheqje nga komisioni ka dhënë edhe Joseph Stiglitz, ekonomist dhe fitues i çmimit Nobel.

Paneli nga shtatë persona u krijua nga qeveria e Panamasë në prill të vitit 2016 për të përmirësuar transparencën.

Duke folur në programin NewsHour BBC-së, Pieth tha se kishte marrë një letër nga autoritetet e Panamasë ku thuhet se ata do të thonë fjalën e fundit nëse do të publikohet raporti i panelit.

"Na thanë se ata do të vendosin nëse raporti do të publikohet ose jo”, tha Pieth.

Stiglitz i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve Reuters se ka frikë se raporti final i panelit nuk do të publikohet.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Panamasë tha është e angazhuar fuqishëm rreth transparencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Panama Papers “ u krijua nga qindra gazetarë hulumtues.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...