Plagoset lideri separatist i Ukrainës lindore

6 Gusht 2016 - 15:56      

Lideri separatist në pjesën lindore të Ukrainës, Igor Plotnitsky, është plagosur gjatë një sulmi kundër tij.

Plotnitsky, shef i grupit që vetveten e quan Republika Popullore Luhansk, “është plagosur këtë mëngjes nga një eksplodim i fuqishëm, që ndodhi afër veturës së tij”, ka raportuar agjencia zyrtare e lajmeve e separatistëve, që mbështeten nga Rusia.

Më tutje, raportohet se Plotnitsky po trajtohet në një spital lokal, së bashku me disa njerëz të tjerë që janë plagosur nga shpërthimi në qytetin Luhanks.

Por, bashkëpunëtorë të Plotnitskyt thonë se ai nuk është në rrezik jete.

Zëdhënësi i operacioneve të qeverisë së Ukrainës në pjesën lindore, Oleksandr Motuzyanyk, tha se pala ukrainase nuk ishte e involvuar në këtë sulm.

Nga luftimet ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 9,500 vetë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...