Erdogan shpërblen besnikët e tij

6 Gusht 2016 - 14:42      

Në kohën që ata që i konsideron “armiq, autorë dhe bashkëpunëtorë të grushtit të shtetit”, Rexhep Tayip Erdogan po i izolon çdo ditë edhe më shumë, nga ana tjetër Presidenti ka vendosur të dëmshpërblejë familjarët e viktimave të 15 korrikut.

239 prsona humbën jetën fatalisht, ndërsa 2.200 të tjerë u plagosën gjatë përpjekjes për grusht shteti, transmeton tch.

Tani familjarët e viktimave do të marrin një pagesë mujore prej 3 mijë e 200 lirash, ose ndryshe 1 mijë dollarë. Po ashtu, të paktën dy prej familjarëve të një të vrari do t’u sigurohet një vend pune. Nga fondi i veçantë, në total çdo familje do të marrë afërsisht 79 mijë dollarë.

Ndërkaq, më shumë se 15 mijë persona po hetohen nga policia, 8 mijë janë arrestuar, ndërsa 60 mijë të punësuar nga sektorë të ndryshëm të fushave profesionale janë pezulluar nga detyra. Të gjithë këta persona, Erdogan i ka cilësuar si të infiltruarit e armikut të tij, Fetullah Gylen, mbi të cilin tashmë rëndon edhe një urdhër-arresti.

Në një konferencë në Uashington, avokatët e klerikut janë shprehur se jeta e Gylen është në rrezik, ndaj e kanë këshilluar që të mos shpërngulet nga Pensilvania.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...