Hiroshima kujton 71 vjetorin e sulmit me bombë atomike

6 Gusht 2016 - 12:14      

Japonia shënon sot 71 vjetorin e bombardimit atomik amerikan të Hiroshimës, së bashku me thirrjen e kryebashkiakut për heqjen e armëve bërthamore si dhe thirrjen e liderëve botërorë për të vizituar më shumë vendin.

Rreth 50 mijë njerëz morën pjesë në ceremoninë, në Parkun Përkujtimor të Paqes pranë Ground Zero, duke mbajtur një minutë heshtje në momentin e saktë kur 71 vite më parë një bombardues amerikan B-29 hodhi një bombë atomike në qytet, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore duke shkaktuar vdekjen e 140 mijë personave.

“Sot, ne ripërtërijmë vendosmërinë tonë, shprehim ngushëllimet e përzemërta për shpirtrat e viktimave të bombës atomike dhe zotohemi të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të eliminuar armët bërthamore dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në botë”, tha kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui.

Përfaqësues nga 91 vende, duke përfshirë fuqitë bërthamore të tilla si SHBA, Britania e Madhe, Rusia dhe Franca, morën pjesë në ceremoni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...