Foto: Koha

Diplomati rus vret plaçkitësin në Rio

5 Gusht 2016 - 09:18      

Një person që raportohet të jetë një diplomat rus, ka qëlluar për vdekje një brazilian i cili ka provuar ta plaçkis atë në Rio de Janeiro, raportojnë policia lokale dhe mediat atje.

Incidenti ka ndodhur në Avenida das Americas, rrugëkalimi kryesor në mes të Parkut Olimpik dhe qendrës së qytetit, rreth mesditës së të enjtes pak pasi pishtari olimpik kaloi në atë rrugë për në stadiumin Olimpik.

Megjithatë, siç raporton “The Guardian”, në lidhje me identitetin e vrasësit ka raportime të ndryshme. Associated Press, duke cituar policinë e Rios, ka thënë se personi që vrau sulmuesin ka qenë zëvendëskonsull në konsullatën Ruse në Rio, transmeton Koha.net.

Por, zyrtarët gjithashtu i kanë thënë AP-së dhe Guardian-it se askush nga stafi i konsullatës nuk është përfshirë në ndonjë incident.

Në një deklaratë për Guardian-in, konsullata ka thënë: “Ambasada e Rusisë në Brazil informon se asnjë përfaqësues i Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Rio de Janeiro nuk ka qenë i përfshirë në tentim-sulmin që përfundoi me vdekjen e të dyshuarit në Barra da Tijuca këtë të enjte”.

“Zyrtarët e misionit diplomatik janë qytetarë rusë me emra rusë, që në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një të tillë”, ka shtuar më tej Konsullata ruse.

Edhe agjencia shtetërore e lajmeve ruse, “Tass”, ka cituar Vladimir Tokmakov, konsull i përgjithshëm në Rio, i cili ka thënë se askush nga stafi i tyre “nuk ka të bëjë asgjë me incidentin”.

Por Tokmakov ka thënë se nuk mund të “përjashtojë” faktin se kushdo që është përfshirë në këtë incident ta ketë prezantuar veten si pjesëtar i stafit diplomatik rus.

Një raportim i mëvonshëm nga Folha.uol.com, u tha se diplomati në fjalë, në fakt ishte një brazilian me dokumente të rreme i cili po shtirej si diplomat rus.

Sipas gazetës Globo, “diplomati rus” po priste në komunikacion në veturën e tij së bashku me bashkëshorten dhe të bijën e tij kur dy persona iu afruan me dy motoçikleta.

Njëri prej të dyshuarve theu xhamin e veturës – që besohet të ketë qenë një BMW X6 – me një armë zjarri dhe ka ia ka kërkuar orën e dorës viktimës. Por viktima e ka kapur sulmuesin, e ka futur në veturën e tij dhe i dyshuari është vrarë me armën e tij. Motoçiklisti tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas Sky News, trupi i pajetë i sulmuesit ka qëndruar në rrugë për pesë orë, derisa policia i nisi hetimet.

Krimi është një brengë e madhe për vizitorët olimpikë. Disa atletë deri më tani janë plaçkitur gjatë ngjarjeve përgatitore. Veturat e shtrenjta janë caku më i zakonshëm. Edhe kreut të bashkisë së Rios i është vjedhur vetura dy herë që nga viti 2014. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...