Inflacioni në Holandë nën zero

4 Gusht 2016 - 13:43      

Inflacioni në Holandë ka rënë në territor negativ për herë të parë pas 30 vjetësh, sipas të dhënave për muajin korrik. Shënimet e Entit të Statistikave të Holandës, transmeton REL, tregojnë se inflacioni i tillë ka ndodhur si pasojë e rritjes së ngadalshme të çmimeve në qiratë e shtëpive, ushqimit, naftës dhe pushimeve.

Indeksi i çmimit të konsumit është regjistruar me -0.3, hera e parë kjo që inflacioni ka rënë nën zero prej dhjetorit të vitit 1987. Çmimet e qirave kanë qenë faktor i rëndësishëm për këtë. Këto çmime janë rritur për 1.8 %, një rritje më e vogël se 2.4 % i vitit të kaluar.

“Jeta është bërë pak më e lirë”, ka thënë shefi i Entit të Statistikave të Holandës, Peter Hein van Mulligen.

“Për shkak se çmimet e qirasë luajnë rol të madh sa i përket shpenzimeve, këto çmime kanë ndikim të përgjithshëm”, ka thënë më tej van Mulligen.

Sidoqoftë, kjo është hera e parë që çmimet e energjisë nuk kanë ndikuar në inflacionin e vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...