SHBA dislokon 12 avionë luftarakë F-16 pas tensioneve me Korenë e Veriut

4 Gusht 2016 - 11:20      

Seul, 4 gusht – Dymbëdhjetë avionë luftarakë amerikanë, tip F-16, si edhe qindra pilotë mbërritën në Korenë e Jugut për të ndihmuar vendin aleat aziatik në rritjen e kapaciteteve ushtarake, njoftoi komanda amerikane e Forcave Ajrore të Paqësorit (PACAF), sipas agjencisë zyrtare koreanjugore të lajmeve, YONHAP.

Kjo lëvizje bëhet në ndërkohë të rritjes së tensioneve në Gadishullin Korean, pas lëshimeve të herëpashershme nga ana e Koresë së Veriut të raketave balistike të rrezeve të ndryshme të veprimit.

”Skuadrilja ‘South Carolina Air National Guard’s 169th Fighter’ mbërriti në bazën ajrore koreanojugore ‘Osan’ me më shumë se 300 pilotë dhe 12 avionë tip F-16, e gatshme për të treguar si gjithmonë vendosmërinë e saj”, thuhet në deklaratën e rastit të PACAF-it.

”Forcat ajrore amerikane e kryen këtë dislokim në mbështetje të mbrojtjes së Koresë së Jugut”, theksonte deklarata.

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike nga brigjet verilindore, dje në mëngjes, në drejtim të Japonisë, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut.

Ky test pason atë të mesit të korrikut, kur tre raketa u lëshuan në një distancë 500-600 kilometra para se të binin në Detin e Japonisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...