SHBA-të i deklarojnë terroristë “Jamaat ul Ahrar”

4 Gusht 2016 - 10:51      

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur si terroristë globalë bashkëpunëtorët e talibanëve të Pakistanit, duke i deklaruar edhe si të dyshuar në kryerjen e sulmeve terroriste në Bruksel dhe Paris.

Përcaktimi terrorist është një “mjet i fuqishëm” kundër grupit të talibanëve “Jamat ul Ahrar” dhe të dyshuarit për sulm me bomba, Mohamed Abrini sepse njofton publikun se ata janë “aktivisht të përfshirë në terrorizëm”, transmeton REL. Kjo sipas Departamentit amerikan të Shtetit vë edhe sanksione strikte financiare ndaj tyre.

Jamaat-ul-Ahrar janë fajësuar për disa sulme në Pakistan, përfshirë edhe një sulm vetëvrasës me bomba në muajin mars që kishte cak të krishterët që festonin Pashkët në Lahore. Së paku 70 persona, kryesisht fëmijë dhe gra janë vrarë dhe mbi 300 të tjerë janë lënduar.

Grupi është themeluar në gusht të vitit 2014 nga një ish lider i një grupi të talibanëve të Pakistanit. Ata janë të vendosur në rajonin kufitar në mes të Pakistanit dhe Afganistanit, njofton DASH.

Sulmet e tyre në rajon kanë pasur cak civilët, minoritetet fetare, personelin ushtarak dhe forcat e rendit përfshirë këtu edhe vrasjen e muajit mars të dy punonjësve pakistanezë të Konsullatës amerikane në Peshauar.

Abrini, 31 vjeçar është mbajtur në paraburgim prej 8 prillit dhe pritet të përballet me proces gjyqësor në Francë. Policia beson se ai është personi i ashtuquajtur “njeriu me kapelë” qëe kishte dërguar bombën në Aeroportin e Brukselit ditën e sulmit.

Ai e ka pranuar se është sulmuesi që i ka mbijetuar rastit në Bruksel pasi ishte larguar para se bomba të shpërthente më 22 mars. Krahas rolit të tij në sulmet e Brukselit, Albrini besohet se ka marrë pjesë në vëzhgimin e ngjarjes para sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, ku u vranë 130 persona.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...