Një i ri në Londër ther një të moshuar dhe plagos disa të tjerë

4 Gusht 2016 - 09:52      

Një grua, 60 vjeçe, vdiq dhe pesë persona të tjerë u plagosën pas sulmit me thikë, të kryer dje në mbrëmje në sheshin ”Russell”, në qendër të Londrës, nga një adoleshent, i cili u arrestua më pas.

“Hetimet e para tregojnë se shënderti mendor i 19-vjeçarit është një faktor përcaktuaes në këtë rast”, deklaroi zëvendësshefi i policisë së Londrës, Mark Rowley.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, u kërkoi qytetarëve të rrinin të qetë pasi policia po bënte një punë me të vërtetë të mirë, edhe pse shumë të vështirë.

Pikërisht dje policia e Londrës njoftoi për një shtesë në numrin e trupave, sidomos të atyre në rrugët e kryeqytetit, nga 600 në 2 800, për të mbrojtur qytetarët pas sulmeve terroriste në disa qytete evropiane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...