3 Gusht 2016 - 12:46
Bashkësohtri i saj, Richard Ratcliffe, i ka hedhur poshtë akuzat se ajo ka synuar “përmbysje të butë” të qeverisë.
Punëtorja humanitare, Zaghari-Ratcliffe, ishte arrestuar derisa përpiqej të largohej nga Irani, pas një vizite të shkurtër, së bashku me vajzën e saj dyvjeçare.
Familja e saj tha se ajo pardje ishte paraqitur në gjykatën famëkeqe të Teheranit, që merret me rastet e ndërlidhura me siguri.
“Kur fola me të, ajo ishte thellësisht e shqetësuar”, i tha agjencisë Reuters bashkëshorti i saj.
“Ajo është e brengosur se vajza jonë është mbajtur larg nga prindërit për katër muaj”, tha Ratcliffe, duke shtuar se “ky rast mbetet shumë mizor”.
Të akuzuarës Zaghari-Ratcliffe, 37 vjeçare, që punon për shoqatën bëmirëse, Thomson Reuters Fundation, i është lejuar avokati.
Ky fondacion tha se nuk ka bisedime me Iranin për këtë rast.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...