Në Turqi bastisen zyrat e kërkimeve shkencore, disa të prangosur

3 Gusht 2016 - 12:28      

Policia turke ka bastisur zyrat e Këshillit kombëtar të kërkimeve shkencore gjatë kësaj të mërkure, sipas asaj që bën të ditur rrjeti televiziv “NTV”, në atë që konsiderohet si spastrimi më i madh i kryer ndonjëherë për shkak të hetimeve mbi tentativën e dështuar të grushtit të shtetit.

Për trazirat e 15 korrikut, autoritetet qeveritare fajësojnë si orkestrues klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, mbështetësit e të cilit po spastrohen nga çdo “qelizë” e administratës, drejtësisë, arsimit, sportit, e tashmë edhe nga shkenca.

Shumë persona janë arrestuar pas bastisjes në Këshillin e Kërkimeve Shkencore e Teknologjike të Turqisë, (Tubitak), bën të ditur “NTV”, edhe pse nuk konfirmohet ende numri i tyre.

Qeveria turke tha se përpjekja e 15 korrikut për grusht shteti është orkestruar nga ndjekësit e Fethullah Gulenit, ish-aleati më i ngushtë tashmë armik i betuar i presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili jeton në ekzil të vetimponuar që prej vitit 1999 në Shtetet e Bashkuara.

Gulen i mohon këto akuza, madje edhe e ka dënuar tentativën për grusht shteti të ndërmarrë nga një pjesë e vogël e ushtrisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...