Daçiq: Nuk i ndryshojmë ligjet për shkak të Tribunalit të Hagës

2 Gusht 2016 - 18:30      

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Beograd se Serbia nuk do t’i ndryshoj ligjet sepse këtë e kërkon Tribunali i Hagës.

“Siç e dimë të gjithë, ligjet i miraton Kuvendi i Serbisë me propozimin e qeverisë ose të deputetëve”, tha Daçiq, dhe ka shtuar se “sa e di unë, Tribunali i Hagës nuk mund të propozojë ligj”.

Ai më tutje ka theksuar se ligji për juridiksion është ndërkombëtarisht i pranuar dhe i ratifikuar në Serbi, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Tribunali i Hagës ka kërkuar dorëzimin e tre anëtarëve të Partisë Progresiste Serbe dhe ka theksuar se nëse sipas ligjeve të Serbisë ata nuk mund të ekstradohen, ligji duhet të ndryshojë, në mënyrë që Serbia t’i plotësoj obligimet e veta ndërkombëtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...