Sivjet, mbi 4 mijë emigrantë u mbytën në ujërat e Mesdheut

2 Gusht 2016 - 16:20      

Mbi 4 mijë emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në Europë që prej fillimit të vitit.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, me seli në Gjenevë, 4027 emigrantë kanë vdekur ndërsa përpiqeshin të arrinin në Europë pasi ishin nisur nga zonat e luftës. Tre të katërtat e tyre kanë humbur jetën në ujërat e Mesdheut.

Në krahasim me vitin e kaluar, numri i emigrantëve të vdekur ka një rritje prej 26 për qind. Saktësisht, në ujërat e Mesdheut janë mbytur 3120 emigrantë.

ONE-ja bën të ditur se 257 186 emigrantë kanë mbërritur nëpërmjet detit në Itali dhe Greqi gjatë vitit 2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...