Një britanik propozohet komisar i BE për siguri

2 Gusht 2016 - 13:33      

Bruksel, 2 gusht – Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka propozuar sot që në funksionin e ri – komisar europian për Siguri të emërohet ish-ambasadori britanik në Paris, Julian King.

Ai do të jetë i ngarkuar për luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe ekstremizmit, por nuk do të lidhet me negociatat britanike për braktisjen e Bashkimit Europian, transmeton koha.net.

King disa vite ka punuar në selinë e BE-së në Bruksel, transmeton Koha.net raportimin e AP-së.

Propozimin për emrin e tij duhet ta mbështesë Parlamenti Europian.
Kryeministresha britanike Theresa May e ka përshëndetur propozimin e Junckerit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...