Zbulohen lidhjet ruse me sulmin kibernetik ndaj demokratëve

2 Gusht 2016 - 12:43      

Dy kompani kibernetike amerikane kanë thënë se analizat e kryera mbi ndërhyrjet në kompjuterët e Partisë Demokrate amerikane tregojnë se janë kryer nga “hackerë” rusë.

Të dy kompanitë amerikane përmes një komunikate të publikuar thonë se “domenët” e internetit që janë shfrytëzuar për të sulmuar kompjuterët e demokratëve çojnë te një grup rus i quajtur “Fancy Bear”.

Ky grup ka lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës. I njëjti grup e ka kryer edhe sulmin mbi kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokrat në muajin qershor, kanë thënë kompanitë, “Fidelis Cybersecurity” dhe “ThreatConnect”.

Komiteti Demokrat e ka drejtuar gishtin ndaj Rusisë që së paku dy javë, duke thënë se publikimi i emailave nga faqja e internetit “Wikileaks” ka për qëllim që të ndihmohet, Donald Trump, rivali i kandidates demokrate për president, Hillari Klinton.

Rusia deri më tash disa herë e ka mohuar se qëndron prapa sulmeve të tilla kibernetike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...