OKB e kritikon Irakun për ekzekutimin e të burgosurve

2 Gusht 2016 - 09:42      

Kombet e Bashkuara e kanë kritikuar qëllimin e Irakut për të shpejtuar dënimet me vdekje që jepen nga gjykatat e vendit.

“Marrë parasysh dobësinë e sistemit të drejtësisë së Irakut, jam tejët i shqetësuar që njerëz të pafajshëm janë dhe mund të vazhdojnë të dënohen dhe ekzekutohen, duke rezultuar në dështime tejet të rënda dhe të pakthyeshme të drejtësisë”, ka thënë Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, transmeton REL.

OKB kanë dëshmi për “dështime të vazhdueshme në lidhje me proceset (gjyqësore) dhe standardet në lidhje me gjykimet e drejta, përfshirë këtu edhe mbështetja në tortura për të siguruar rrëfime” në Irak, ka thënë më tej ai.

“Ekzekutimet me procedurë të shpejtë vetëm sa do e shpejtojnë padrejtësinë”, ka thënë ai.

Kryeministri i Irakut, Haidar al Abadi muajin e kaluar e ka krijuar një komitet për të shpejtuar ekzekutimet si pasojë e rritjes së kritikave për mungesë sigurie në Bagdad.

Një sulm me bomb i kryer nga grupi Shteti Islamik në një zonë të ngarkuar tregtare në kryeqytetin irakian ka vrarë më shumë se 300 persona më 3 korrik. Pas sulmit, Iraku ka ekzekutuar pesë të burgosur.

Hussein ka thënë se ai e kupton se si sulmet e tilla “nxisin zjarrin e hakmarrjes...por, hakmarrja nuk është drejtësi.”

Amnesty International ka thënë se Iraku rregullisht gjendet në mesin e pesë vendeve në botë për ekzekutime. Deri më tash gjatë këtij viti, Iraku tashmë ka ekzekutuar 105 persona.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...