Pas konventave, Clinton kalon Trumpin me 7 pikë

1 Gusht 2016 - 18:21      

Kandidatja demokrate për zgjedhjet në SHBA, Hillary Clinton, e shfrytëzoi në mënyrë të përkryer periudhën pas nominimit në konventën demokrate duke arritur të kryejë një kthesë në sondazhe dhe duke kaluar me shtatë pikë rivalin e saj republikan, Donald Trump, sipas një sondazhi të CBS-së të publikuar sot.

Në përfundim të konventës republikane, që u zhvillua menjëherë pas asaj demokrate, Trump dhe Clinton ishin shumë pranë në sondazhe, ku edhe miliarderi arriti të përfitojë sa më mirë nga mbulimi mediatik që konventat marrin dhe që përpiqen t’i nxjerrin kandidatët në formën e tyre më të mirë.

Sipas shifrave të publikuara sot, 46 për qind e personave të pyetur pohuan se do të votojnë për kandidaten demokrate kundrejt 39 për qind që preferojnë atë republikan gjatë presidencialeve të 8 nëntorit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...