Clinton akuzon Rusinë për sulmet kibernetike

1 Gusht 2016 - 12:52      

Kandidatja e demokrateve në garën presidenciale, Hillary Clinton, ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta në drejtim të Rusisë, duke deklaruar se hakimi i serverit që përdorej për fushatën e saj si dhe i dhjetëra e-maileve të shkëmbyer mes zyrtarëve më të lartë të forcës politike në të cilën ajo bën pjesë është urdhëruar nga qeveria ruse.

Ajo shtoi se mbështetja e Trumpit për presidentin rus, Vladimir Putin, është një çështje për të cilën duhet të ketë reagim, pasi sipas saj, cenon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Ne e dimë se shërbimet inteligjente ruse kanë hakuar serverin e demokratëve dhe e dimë se ata bënë të mundur publikimin e tyre. Gjithashtu, më duhet të them se Donald Trump ka shfaqur një gatishmëri të çuditshme për të mbështetur Vladimir Putin, andaj besoj se kjo është një çështje për të cilën duhet të shqetësohemi. Kjo simpati përbën një rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Clinton.

Lajmi që pas hakimit të serverave të Partisë Demokrate në Shtetet e Bashkuara qëndron Rusia ka qarkulluar gjerësisht në mediat amerikanë, por megjithatë, Uashingtoni nuk ka bërë asnjë akuzë zyrtare në drejtim të Moskës.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i demokratëve bën fajtor Rusinë për materialet e publikuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...