ISIS kërcënon Rusinë, ekstremistët bëjnë thirrje për sulme

1 Gusht 2016 - 12:28      

Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë kërcënuar se do të sulmojnë shumë shpejt në Rusi.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, një terrorist i cili shfaqet duke ngarë makinën i drejtohet presidentit rus, Vladimir Putin, duke thënë se anëtarët e ISIS-it do të vijnë në Rusi dhe do të organizojnë sulme.

Ende nuk ka shumë detaje rreth videos, por ky kërcënim vjen vetëm pak kohë pasi përfaqësuesit e ushtrisë së amerikane dhe ruse kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në luftën kundër ekstremistëve të kësaj organizatë terroriste.

Rusia e ka ndihmuar vazhdimisht qeverinë siriane për luftuar ISIS-in përmes operacioneve ajrore, ndaj kjo mund të jetë një prej arsyeve kryesore të kësaj thirrjeje.

Ndërkohë, në fjalën e tij, Presidenti Vladimir Putin ka bërë thirrje për të intensifikuar operacionet që kanë si objektiv shkatërrimin e Shtetit Islamik.

Ai është shprehur se në bazë të përllogaritjeve që kanë bërë agjencitë inteligjente, ISIS ka afro 7 mijë luftëtarë që vijnë nga Rusia ose nga vendet e Ish-Bashkimit Sovjetik. Mesazhet e përcjella nga rrjetet sociale po shihen gjithnjë e më tepër si një kërcënim nga vendet ndërkombëtare.

Autoritetet zbuluan se dy ekstremistët që sulmuan javën e shkuar në një kishë në veri të Francës, ishin radikalizuar nëpërmjet një site që menaxhohej nga Shteti Islamik. Vetëm pak kohë më parë, ISIS i kishte bërë thirrje mbështetëseve që të sulmonin në kisha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...