Gjermania ia ndalon një video fjalim Erdoganit

31 Korrik 2016 - 11:51      

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë është ndaluar fjalimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan para të pranishmëve që do të mblidhen në tubimin "për demokraci kundër grushtit të shtetit", i cili do të mbahet sot në Këln, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatori i tubimit është Platforma për demokraci kundër grushtit të shtetit.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot pritej që përmes një telekonference t'u drejtohet të pranishmëve në tubimin që ishte paraparë për ora 15:00 në Deutzer Werft.

Megjithatë, kjo nuk u lejua për shkak të "shqetësimit të policisë së Këlnit për sigurinë e qytetarëve". Përfaqësuesit e platformës iu drejtuan gjykatës lokale, pasi që edhe kjo ia rrefuzoi kërkesën, organizatorët iu drejtuan gjykatës më të lartë.

Gjykata e Lartë vendosi në favor të policisë, pas së cilës kërkesa iu dërgua Gjykatës Kushtetuese.

Edhe Gjykata Kushtetuese u shpreh se policia ka të drejtë dhe mbështeti vendimet e marra më parë.

Kryetari i Unionit të Demokratëve turko-evropian (UETD) Zafer Sirakaya konsideron se nga pikëpamja ligjore, ky vendim nuk ka kurrfarë baze ligjore.

"Është shumë e qartë se bëhet fjalë për vendim politik", thotë Sirakaya.

Ai shtoi se do të respektojnë vendimin e gjykatës, edhe pse nuk pajtohen me të.

"Duam të theksojmë se platforma nuk do të veprojë jashtë kornizës ligjore", tha Sirakaya.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...