Në Turqi shkarkohen qindra pjesëtarë të forcave të armatosura

31 Korrik 2016 - 11:21      

Turqia i ka shkarkuar 1,389 pjesëtarë të forcave të armatosura, për shkak të dyshimeve për lidhje me klerikun islamik, Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara, e të cilin Ankaraja e fajëson se kishte dorë në përpjekjen e dështuar për puç ushtarak më herët këtë muaj.

Ky raport i sotëm i agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, u paraqit disa orë pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që Shtatmadhoria e ushtrisë dhe Agjencia e spiunimit të jenë nën autoritetin e presidencës.

Erdogan, po ashtu, ka thënë se shkollat ushtarake do të mbyllen, ndërsa do të hapet një universitet kombëtar i mbrojtjes.

Këto ndryshime të propozuara janë hapat e fundit të ndërmarra nga autoritetet turke në kuadër të goditjes së gjerë pas puçit të dështuar më 15 korrik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...