Foto: Reuters

Konspiracionet e një tentim puçi

31 Korrik 2016 - 11:03      

Puçi i dështuar i Turqisë është financuar nga CIA, ndërsa është drejtuar nga një gjeneral i pensionuar ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përdor një celulë në Afganistan, ka shkruar një gazetë proqeveritare në Turqi, shkruan sot E diela me Koha Ditore.

Agjentë të CIA-s përdorën një hotel në një ishull jashtë Stambollit si qendër të organizimit të puçit, ka shkruar një tjetër gazetë.

Turqit po jepen shumë pas teorive të konspiracionit rreth asaj se kush ka ndihmuar në orkestrimin e puçit të zmbrapsur ushtarak që pothuajse e rrëzoi nga pushteti presidentin, Recep Tayyip Erdogan, me t’i vënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës – një aleat i ngushtë në NATO por objekt tradicional dyshimi – në krye të listës.

“Puçi është drejtuar nga ky njeri”, shkruante në ballinën e së përditshmes proqeveritare “Yeni Safak”, shoqëruar me fotografinë e gjeneralit të pensionuar ushtarak amerikan, John F. Campell, komandanti i fundit i forcave të NATO-s në Afganistan dhe para kësaj, zëvendësshef i 34-të i stafit të ushtrisë amerikane....(Më gjerësisht lexoni sot në E diela me Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...