Myslimanët në kishë!

31 Korrik 2016 - 09:22      

Do të ishte një gjë e madhe, sikur vetëm një në dhjetë nga 5 milionë myslimanët që jetojnë në Francë t’i përgjigjej apelit të Këshillit Francez për kultin mysliman e të dielën të shkonte në kishë, do të ishte e jashtëzakonshme.

“Aq shumë sa ç’jemi të mësuar me cinizmin dhe pesimizmin, na duket gati e vështirë ta besojmë një gjë të tillë”.

Gazeta italiane e lidhur me Vatikanin, “Avvenire” e pret me këtë reagim iniciativën e organizmit zyrtar të Islamit francez që i kërkoi besimtarëve të shprehin përmes këtij gjesti të rrallë solidaritet me katolikët e At Jacques Hamelin i vrarë të martën në famullinë e tij.

Grupi me mjaft influencë franko-mysliman e cilësoi ekzekutimin e priftit 84 vjeçar një “akt burracak” dhe bëri thirrje për unitet mes komuniteteve myslimane e atyre të krishtera të vendit.

Për këtë arsye, xhamive në Francë i kërkoi të flasin gjatë lutjeve mbi rolin kyç që luan Islami në respektimin e feve të tjera, ndërsa besimtarëve myslimanë u kërkoi të vizitojnë kishat më të afërta, sidomos gjatë meshës së të dielës, transmeton TCH.

Lëvizja, sipas tij, synon t’iu tregojë vëllezërve myslimanë solidaritetin dhe dhembshurinë e myslimaneve të Francës pas tragjedisë së re që e tronditi atë në formën e sulmit ndaj një vendi kulti. Dy të rinjtë që sulmuan kishën në Rouen, ku morën peng disa vetë e i prenë fytin At Hamelit, ishin islamikë të radikalizuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...