Hakerët sulmojnë Clintonin, dyshimet te Rusia

30 Korrik 2016 - 11:54      

Fushata presidenciale e Hillary Clintonit është sulmuar nga hakerët në kuadër të aksionit më të gjerë kibernetitk kundër institucioneve të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, kanë raportuar mbrëmë mediat amerikane.

Zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe ekspertët privatë, besojnë se sulmet kibernetike ishin kryer nga agjentët që punojnë për qeverinë e Rusisë. Sulmuesit kanë lënë gjurmë, të cilat i identifikojnë ata si rusë, dhe kanë përdorë mjete në të cilat kanë qasje vetëm qeveritë.

Disa kanë shqetësim se Rusia ndoshta po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale. Këtë javë presidenti amerikan, Barack Obama, e ka shtruar çështjen e një mundësie të tillë.

Qeveria e Rusisë fuqishëm i ka hedhur poshtë akuzat, duke i përshkruar ato si “helmuese” dhe simptoma të “paranojës antiruse”, që shpeshherë i përfshinë fushatat presidenciale amerikane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...