Yildirim thotë se do mbyllen bazat nga dolën tanket për grusht shtet

29 Korrik 2016 - 17:19      

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım zhvilloi një vizitë në qytezën Kazan të Ankarasë, ku humbën jetën 9 qytetarë gjatë natës së tentativës për grusht shteti.

Në fjalën e tij përpara qytetarëve Kryeministri Yıldırım është shprehur: ''Ju u bëtë një trup i vetëm. Një dorë e vetme. Qëndruat përballë puçistëve të vendosur. Edhe unë deklaroj këtu përpara popullit të Kazan-it që baza ushtarake ku u filizua tentativa për grusht shteti, Akıncı do të mbyllet dhe aty do të ndërtohet një hapësirë që do t’i vijë në ndihmë përkujtimit të dëshmorëve tanë", transmeton AA.

Duke rikujtuar se kanë kaluar 15 ditë nga tentativa për grusht shteti Yıldırım tha: ''Trimat qytetarë të Kazan-it janë ata të cilët janë më të rëndësishmit për pengimin e kësaj tentative. Ju jeni gjeneralët tanë, pasi gjeneralët dezertorë janë në burg.''

''Do të mbyllen edhe bazat ushtarake nga të cilat kanë dalë tanket''

Ndërkohë pas sloganeve të qytetarëve, që sipas Anadolu Agency ishin ''duam dënim me vdekje'', Yıldırım tha: ''Mesazhi është marrë... Ata të cilët nxorën tanket dhe armët kundër atyre me paratë e të cilëve janë blerë këto pajisje do të japin llogari deri në fund. Dua që të dini një gjë. Askush ama askush nuk do të mundë të prishë unitetin dhe bashkimin e këtij populli. Përgjegjësi i këtij puçi, kryeterroristin në SHBA do ta sjellim patjetër këtu. Do ti kërkojmë llogari në mënyrë që të bëhet mësim për të gjithë botën.''

Kryeministri Yıldırım më pas vizitoi të plagosurit i shoqëruar nga disa ministra dhe emra të njohur të politikës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...