Kroacia i kërkon Beogradit të mos përdor fjalorin e politikës agresive serbomadhe

29 Korrik 2016 - 14:45      

Zagreb, 29 korrik – Ministria e3 Jashtme e Kroacisë i ka dërguar notë proteste Serbisë me të cilën i bën thirrje të mos përdor në komunikim me të fjalorin e sistemit komunist të Jugosllavisë së dështuar dhe të politikës agresive serbomadhe nga vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, që pësoi humbje morale e ushtarake, transmeton Koha.net raportimin e medieve të atjeshme.

Ministria kroate kërkon nga përfaqësuesit më të lartë të pushtetit serb që komunikimi me përfaqësuesit e Kroacisë të bëhet në frymën e vlerave bazë europiane të respektimit të dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të të drejtës dhe respektimit të të drejtave njerëzore, përfshirë edhe të drejtat e pakicave kombëtare.

Kroacia ia kujton Serbisë detyrimet në fushën e gjyqësorit dhe të drejtës, që përfshin bashkëpunimin rajonal dhe të fqinjësisë së mirë kur është fjala për për zgjidhjen e3 problemit të krimeve të luftës dhe të shmang konfliktin e kompetencave.

Dje, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se ambasadorja e Serbisë në Kroaci ka refuzuar të pranojë notën e protestës kroate.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...