Zgjerohen talebanët, ushtria afgane e paaftë t’i ndalojë

29 Korrik 2016 - 12:24      

Gjatë 18 muajve të fundit, kohë gjatë së cilës SHBA ngadalësoi tërheqjen nga lufta e saj më e gjatë, talebanët në Afganistan kanë fituar terren.

Ky është rezultati i një studimi të Komandës së ushtrisë amerikane, sipas të cilit Qeveria afgane e mbështetur nga NATO aktualisht kontrollon 65,5 për qind të territorit të vendit në krahasim me 70,5 për qind të janarit 2016.

Suksesi i talebanëve shpjegon pse komandati i Ushtrisë amerikane gjenerali Xhon Nikolson i kërkoi presidentit Barak Obama që të vononte largimin e trupave. Por shifrat e fundit tregojnë se pavarësisht qëndrimit të rreth 10.000 trupave amerikane në Afganistan, nuk i ka ndaluar talebanët që të fitojnë terren.

Kjo konfirmohet edhe nga një raport i mëhershëm i OKB-së, e cila thotë se numri i viktimave civile në Afganistan gjatë gjashtë muajve të fundit është më i larti që prej 2009-s. Sipas ekspertëve, fakti që forcat qeveritare afgane po humbin territor, s'është për t’u çuditur, pasi kjo është paralajmëruar që më parë, kur NATO nisi të tërhiqet nga ky vend.

Ekspertët thonë se forcat afgane nuk kanë qenë kurrë në pozicionin dhe nivelin e atyre ndërkombëtar dhe nuk kanë asnjë mundësi të përballen me talebanët.

SHBA ka shpenzuar 115 miliardë dollarë për rindërtimin e Afganistanit që prej vitit 2002 dhe 70 miliardë prej tyre janë përdorur vetëm për përforcimin e mbrojtjes së vendit. Duket qartë se edhe ky shpenzim kolosal nuk ka sjellë ndryshime, pasi pavarësisht pajisjes dhe stërvitjes nga SHBA, forcat afgane vazhdojnë që të jenë të paafta të garantojnë sigurinë në vend.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...