29 Korrik 2016 - 11:43
Ndryshimi i politikës redaktuese i vije pas një tipar të gazetës franceze Le Monde, e cila u bëri thirrje njerëzve që t’i rezistojnë strategjisë së urrejtjes, dhe ka argumentuar se media ka një rol special për të luajtur në luftën kundër terrorizmit.
Ideja themelore është se kur organizatat e lajmeve raportojnë për mizoritë terroriste, ata janë duke çuar më tej qëllimet e organizatave terroriste, të cilat dëshirojnë të mbjellin frikë dhe kaos në të gjithë botën, raporton The Guardian.
Gazeta me bazë në Parisë ka marrë vendim disa herë që të mos publikojë materiale që ndërlidhen me DAESH , përfshirë dokumente propagandiste, dhe pas ngjarjes së tmerrshme në Nice, ata kanë refuzuar që të publikojnë fotografi të autorit, për të shmangur “glorifikimin”.
Gjithashtu televizioni francez BFM-TV, gazeta La Croiz, radiostacioni Europe1 e shumë të tjera, kanë vendosur që ta mbështesin këtë dhe të mos publikojnë në të ardhmen foto e emra të terroristëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...