Franca do të ndalojë financimet e xhamive nga të huajt

29 Korrik 2016 - 11:06      

Qeveria franceze po diskuton ndalimin e financimeve të huaja për xhamitë, si një masë në kuadër strategjisë kundër terrorizmit. Kryeministri Manuel Vals i ka thënë gazetës “Le Monde” se ndalimi mund të jetë për një periudhë të pacaktuar, por nuk dha detaje të tjera në lidhje me këtë gjë.

“Kemi nevojë të rishikojmë disa gjëra për të krijuar një marrëdhënie të re me islamin francez”, ka thënë ai, transmeton Shekulli.

“Ne jetojmë në epokën e ndryshimeve dhe duhet të ndryshojmë sjelljet tona. Ky është një revolucion në kulturën e sigurisë. Lufta kundër terrorizmit është një detyrë e kësaj gjenerate”, tha ai.

Pas vrasjes së një prifti nga dy adoleshentë mbështetës të ISIS-it në një kishë të Normandisë dhe sulmit të Nisës, Vals thotë se Franca është në luftë dhe parashikon edhe sulme të tjera të ngjashme.

“Kjo luftë, që nuk është shqetësim vetëm për Francën, do të jetë e gjatë dhe mund të shohim edhe sulme të tjera”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...