29 Korrik 2016 - 10:46
Branimir Gllavash ishte dënuar në vitin 2010 me tetë vjet burg për rolin e tij në vrasjen e serbëve gjatë luftës së viteve të ’90 në ish-Jugosllavi.
Por, vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e kishte anuluar verdiktin për shkaqe proceduriale dhe kishte urdhëruar Gjykatën Supreme që ta rishikonte rastin, duke çuar drejt vendimit për anulimin e dënimit dhe ripërsëritjen e procesit.
Gllavash, ish gjeneral dhe deputet i të djathtës ekstreme, ka deklaruar se ai është shfajësuar nga vendimi i gjykatës. Ai ka qenë politikani më i lartë kroat që është dënuar ndonjëherë për krime lufte të konfliktit nga viti 1991 – 1995.
Shtetasi i Bosnjes, Gllavash, ishte shpallur fajtor për kidnapim, tortura dhe vrasje të së paku 10 serbëve në qytetin lindor kroat, Osijek më 1991.
Vendimi i gjykatës ka nxitur reagimin e ashpër në Serbi.
“Mesazhi i këtij vendimi të paturpshëm është se krimet e padënuara ndaj serbëve janë normale dhe të lejueshme”, ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...