29 Korrik 2016 - 10:10
Aeroplani vëzhgues Boeing OC-135B ishte duke fluturuar në një mision mbi Siberi, ashtu siç lejohet në bazë të Traktatit të “Qiellit të Hapur”, kur u raportua se ka një problem në marshet për uljen e aeroplanit.
Aeroplani i paarmatosur ka bërë një aterrim urgjent në aeroportin Khabarovsk, por burimet ushtarake ruse kanë vënë në dyshim nëse anomalia teknike që raportohej ishte e vërtetë.
Zyrtaret e aeroportit kanë konfirmuar uljen emergjente në pistën e tyre, e cila është afër kufirit me Kinën.
Sipas burimeve të ushtrisë ruse kjo anomali “nuk ishte e rastësishme”, dhe thonë se ka lidhje me stërvitjet ushtarake që janë duke u mbajtur në ato zona.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...