Del në shitje altoparlanti me bluetooth që rri pezull [video]

4 Janar 2015 - 10:53      

Altoparlanti me bluetooth që rri pezull në ajër, i pari në botë i këtij lloji, tani është në dispozicion për porositje.

Om/One është një altoparlant i rrumbullakët i cili përmes magnetit shumë të fuqishëm “noton” disa centimetra më lartë bazës së tij dhe rrotullohet përderisa muzika është e lëshuar.

Përdoruesit mund ta largojnë komponentën sferike dhe ta përdorin si një altoparlant portativ, me një mikrofon të integruar i cili mundëson përkrahje për bisedat telefonike, transmeton Koha.net.

Altoparlanti, i krijuar nga Om Audio, ofron jetëgjatësinë e baterisë në rreth 15 orë me vetëm një mbushje të plotë.

Ky produkt është financuar nga një fushatë për ide inovative, e cila ka filluar në gusht të vitit 2014.

Altoparlantin Om/One mund ta porositni që tani për vetëm 199 dollarë dhe konsumatorët mund ta kenë në shtëpinë e tyre më së largu deri në muajin shkurt.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...