16 Shkurt 2017 - 11:23
Organizata indiane për studime hapësinore (ISRO) njoftoi se raketa me nanosatelitë, me peshë prej 10 kilogramëve, u lançua nga stacioni hapësinor jugor në Sriharikoti.
India me këtë hap ka vendosur rekord të ri botëror si një vend i cili ka lançuar numrin më të madh të satelitëve përnjëherë duke kaluar Rusinë, e cila në qershor të vitit 2014 lançoi 39 satelitë në një mision.
Gati të gjithë nanosatelitët vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli, Holanda dhe Kazakistani, njoftoi ISRO.
“Të gjithë 104 satelitët me sukses janë vendosur në orbitë”, tha kryetari i agjencisë, Kiran Kumar.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shkroi në Twitter se “Hap i jashtëzakonshëm i ISRO-s, edhe një moment krenues për komunitetin tonë hapësinor dhe kombin."
India garon me aktorët tjerë ndërkombëtar për pjesëmarrje më të madhe në tregun e lançimit, ndërsa dihet edhe për programin e përshtatshëm financiar hapësinor. Ky vend në vitin 2013 me sukses lançoi raketë pa personel në orbitën e Marsit, ku paraprakisht e ka realizuar vetëm SHBA-të, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Agjencia Hapësinore Evropiane.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...