Apple sërish lidere në tregun e tabletëve

15 Shkurt 2017 - 17:42      

Apple ka shitur 45.2 milionë iPadë në vitin 2016, shumë më shumë se Samsungu duke mbajtur lidershipin në këtë treg.

Samsungu shiti 27 milionë tabletë gjatë vitit të shkuar, ndërsa në total tregu i tabletave pati rënie prej 6.6 për qind në krahasim me një vit më parë.

Apple vitin e shkuar pati rënie prej 14.1 për qind, ndërsa ndër të paktët që u rritën ishte Amazoni dhe Lenovo që shitën 11 milionë, përkatësisht 10.9 milionë tabletë.

Sipas parashikimeve të “Trendforce”, Apple do të mbajë pozitën e parë në këtë treg edhe për vitin 2017, por do të pësojë rënie sërish në shitje.

Apple pritet të lansojë tre iPadë në vitin 2017.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...