Samsung Galaxy C7 Pro së shpejti në tregje të reja

11 Shkurt 2017 - 22:10      

Gjiganti Samsung zyrtarisht ka zbuluar smartfonin e ri të shumëpritur Galaxy C7 Pro muajin e kaluar, dhe ky smartfon është në dispozicion vetëm në Kinë.

Gjatë lansimit të këtij smartfoni të ri nuk është përmendur fare se do të jetë në dispozicion edhe jashtë Kinës, por kjo tani është duke ndryshuar pasi që në uebsajtin e Samsungut në Hong Kong është parë një faqe mbështetëse, transmeton Koha.net.

Nuk dihet ndonjë datë e caktuar e lansimit, por shfaqja e kësaj faqe mbështetëse është e mjaftueshme që të konfirmojë se Galaxy C7 Pro së shpejti do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera.

Numri i modelit i shfaqur në uebsajtin e Samsungut në Hong Kong është SM-C7010, i cili është i njëjti numër që e ka në Kinë, kështu që është mjaft e arsyeshme të supozojmë se Hong Kong do të marrë të njëjtin smartfon i cili është lansuar në tregun më të madh të smartfonëve në botë.

Sa i përket specifikave dhe detajeve më të hollësishme në lidhje m Galaxy C7 Pro, mund të lexoni KËTU.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...